“Sa keq që s’u preka nga koronavirusi!”, befason trajneri holandez

schedule19:38 - 14 Prill, 2020

schedule 19:38 - 14 Prill, 2020

Frank De Boer ka dhënë një prononcim të çuditshëm. Ish-mbrojtësi holandez, i cili është aktivizuar me skuadra si Ajax dhe Barcelona, aktualisht trajner i Atlanta United në MLS-së amerikane, ka folur për AD, duke e parë nga një tjetër këndvështrim çështjen e pandemisë.

Koronavirusi sapo kishte mbërritur në SHBA dhe një anëtar i stafit teknik nuk u ndje mirë. Trajneri ynë i portierëve, Orlando Trustfull, dhe një nga asistentët e mi nuk po ndiheshin mirë. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bëjmë tamponin, por unë rezultova negative”.

Nga njëra anë jam i lumtur që isha negativ, nga ana tjetër mendoj se duke pasur vetëm simptomat e kollës, temperaturës dhe diarresë, do të preferoja të isha pozitiv, sepse do të shërohesha dhe do të krijoja imunitet”, deklaron De Boer. /abcnews.al