Gjithçka nisi në mënyrë perfekt, për “Djajtë” e Manchester United, pasditen e së dielës, por nuk arritën të shfrytëzonin avantazhin e gjetur, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, duke u mundur me rezultatin e thellë, 1 me 3, në “Etihad Stadium”, për sërish jo të gjithë janë të trishtuar me performancën e “Të Kuqve”.
Tekniku i rekordmenëve të futbollit anlgez, Erik ten Hag është shprehur se skuadra e tij dha gjithçka në fushën e blertë, përfshirë këtu mbojrtësin Jonny Evans, por edhe Marcus Rashford, që nuk ishin në formën e tyre optimale, teksa shtoi se pretendon për vendin e 5-tnëtelas
“Djemtë dhanë gjithçka, të gjithë padyshim, edhe Evans e Rashford që nuk ishin në 100% të formës. Mendoj se performanca ishte shumë e mirë dhe padyshim që jemi të zhgënjyer me rezultatin. Sa keq, pasi Rashford kishte shanse të shënonte edhe golin e dytë. Gjithashtu Garnacho pati mundësi t’i ndëshkonte. Derbi u vendos nga detajet, pasi gabimet ishin shumë të vogla.
E gjithë merita i shkon padyshim Cityt, për mënyrën se si ata luajnë dhe si sulmojnë, por edhe mënyra se si u mbrojtëm ne ishte vërtet pozitive. Po bëjmë përparim si skuadër. Është një kampionat ku mund të fitosh dhe humbësh ndaj çdokujt. Ne duhet të fitojmë ndeshjet që kanë mbetur. Vendi i pestë mund të sjellë kualifikimin në Champions, kështu që ne duhet të luftojmë për ta siguruar atë pozicion”,- u shpreh strategu i pankinës së United. /i.m /abcnews.al