Sa keq i bëni shëndetit kur hani në këmbë?

schedule21:16 - 5 Korrik, 2022

schedule 21:16 - 5 Korrik, 2022

Ushqimi është një moment i shenjtë ku duhet të respektojmë të gjitha traditat dhe rregulloret pasi ato nuk kanë dalë rastësisht. Pas shekujsh aktiviteti njerëzor, ne mësuam se si të ushqehemi siç duhet dhe jo si kafshët, por ndonjëherë edhe këtë e harrojmë dhe hamë në këmbë sikur dikush po na detyron të nxitojmë.

Ne e dimë se ngrënia shtrirë mund të ketë efekte negative në sistemin tonë gastrointestinal. A është më e sigurt të hash në këmbë apo jo?

Të hash në këmbë nuk është gjëja më e mirë dhe kjo dihet mirë.

Një jetë sedentare është po aq e dëmshme për shëndetin sa edhe të ngrënit kur jeni shtrirë. Ne e dimë se kufizimi i të parës ndërsa rrit aktivitetin fizik ul rrezikun e diabetit dhe obezitetit. Megjithatë, në rastin e dytë, a duhet të largohemi nga tavolina dhe të shijojmë vaktin tonë në këmbë?

Sipas gastroenterologut të shquar nga Instituti i Kalifornisë Jugore, Dr. Peyton Berookim, zgjedhja është e jona. Gjithmonë mjafton të peshoni të mirat dhe të këqijat në secilin rast. Pra, çfarë duhet të keni parasysh?

Duke ngrënë në këmbë, siç shpjegon eksperti, në këtë pozicion graviteti ndihmon që përmbajtja e stomakut si ushqimi apo lëngjet e stomakut, të qëndrojnë aty dhe të mos shtyhet në ezofag, gjë që ndodh tek personat me çrregullimin e mësipërm që rezulton në urth, eruktacion dhe ndjenja e mpirjes në gojë.

Për këtë arsye duhet të shmanget shtrirja menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që stomaku të mos marrë më shumë presion. Duke kaluar në anën negative të të ngrënit në këmbë, Dr. Berookim përmendi dy probleme kryesore të të ngrënit në këmbë.

Së pari, mund të shkaktojë fryrje dhe gazra. Siç shpjegon eksperti, kur jemi në këmbë gjaku rrjedh në këmbë dhe ndërkohë që zorra nuk merr mjaftueshëm gjak për tretjen e karbohidrateve, duke sjellë si pasojë krijimin e gazrave. Në të njëjtën kohë, kur e hamë vaktin në këmbë, hamë me ritëm më të shpejtë, gjë që rrit mundësinë e gëlltitjes së ajrit në të njëjtën kohë, duke rezultuar në fryrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!