Sa kalori do të humbisni nëse qëndroni vetëm një orë në këmbë?

schedule15:18 - 12 Prill, 2022

schedule 15:18 - 12 Prill, 2022

Qëndrimi në këmbë është një situatë me të cilën asnjë femër nuk dëshiron të përballet në punë, por shumë herë nuk është e lehtë ta shmangësh.

Një kërkim i ri, megjithatë, vjen për ta “ëmbëlsuar” pak problemin tonë, duke dëshmuar se qëndrimi në këmbë ju bën të digjni kalori.

Por sa?

Sipas një sondazhi me 1,184 vullnetarë, gjashtë orë qëndrim në këmbë na ndihmon të djegim vetëm… 54 kalori! Kjo na ngushëllon vetëm nëse mendojmë se me kaq shumë orë të ulur në divan apo në karrige, kemi më shumë gjasa të marrim kalori edhe nga uji që do të pimë.

Humbja edhe e këtyre pak kalorive gjatë qëndrimit në këmbë është për faktin se trupi ynë përdor më shumë muskuj për t’u mbajtur sesa do të na duheshin nëse do të ulnim diku rehat.

Në këtë pikë duhet theksuar se meshkujt, për shkak të masës më të madhe muskulore, priren të djegin më shumë kalori gjatë qëndrimit në këmbë.

Megjithatë, nëse e kombinoni qëndrimin në këmbë me pak ecje, është e sigurt që kaloritë që do të digjni do të shumëfishohen.

E vlerësuat pak më shumë punën tuaj tani?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!