Dy qeveritë, e Shqipërisë dhe Kosovës do të mblidhen sërish në nëntor të këtij viti një takim të përbashkët për të diskutuar dhe miratuar marrëveshje të tjera për të lehtësuar jetën e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Por a janë zbatuar ato që janë miratuar deri tani?
Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla u shpreh sonte në “LOG” në “ABC” se në momentin që filloi punën në krye të diplomacisë i kërkoi ambasadorit të Kosovës në Tiranë informacion mbi marrëveshjet që janë firmosur mes dy vendeve dhe sa janë zbatuar.
“Ambasadori më solli një pako të madhe me letra të printuara nuk kam arritur të lexoj se cilat prej tyre janë zbatuar plotësisht, por ne jemi zotuar që jo vetëm ministritë por secili prej institucioneve të bëjnë një bilanc të qartë ku ndodhemi dhe çfarë do të bisedojmë dhe cilat hapa do të ndërmarrim.
Mund të përqendrohemi në fushën e arsimit, duke filluar nga standardizimi serioz, të diplomave, kualifikimeve profesionale, kurrikulat e ndryshme.
Kemi folur me fjalë të mëdha për bashkim kombëtar, formula të mëdha për t’u jetësuar, por nuk kemi treguar gatishmëri për të lehtësuar jetën e qytetarëve në dy anët e kufirit” tha ajo./ Abcnews.al