Sa i varur jeni nga celulari juaj? Testi me 15 pyetje që zbulon të vërtetën

schedule14:17 - 27 Qershor, 2023

schedule 14:17 - 27 Qershor, 2023

A ka ndonjë mënyrë për të kontrolluar se sa e shëndetshme është apo jo marrëdhënia e dikujt me celularin? “Varësia” mund të jetë paksa një fjalë dramatike, por përshkruan jetën e përditshme të shumë njerëzve.

Autorja e librit ‘How to Break Up With Your Phone’, Catherine Price, flet në librin e saj për disa sjellje që duhen parë më mirë në lidhje me përdorimin e celularit dhe thekson se “problemi në fund të fundit mund të jetë më i madh nga sa mendojmë”. Nëse doni të dini nëse jeni të varur nga teknologjia dhe celulari juaj, është koha të bëni Testin e Detyrimit të Smartphone, të cilin Price e rekomandon në librin e saj.

Testi që do të zbulojë të vërtetën për zakonin tuaj të preferuar është krijuar nga David Greenfield, i cili është themeluesi i Qendrës për Varësinë nga Interneti dhe Teknologjia. Ai përbëhet nga 15 pyetje të cilave ju kërkohet t’u përgjigjeni sinqerisht, si “a e keni të vështirë të lini celularin qoftë edhe për pak” ose “nëse çdo herë që hani, celulari juaj është gjithmonë në tryezë”.

Nëse i përgjigjeni po më shumë se 5 pyetjeve, atëherë sipas Greenfield, marrëdhënia juaj me celularin është mjaft “problematike”. Siç përmend edhe Price: “E vetmja mënyrë për të shënuar nën 5 në këtë test është të mos kesh një celular.” Nëse përgjigjeni më shumë se 5 “po”, shkenca thotë se kjo është e keqe për ju.

Mjafton të thuhet se një amerikan mesatar shpenzon pothuajse 4.5 orë në ditë para ekranit të celularit të tij, sipas të dhënave të fundit nga Reviews.org. Kjo do të thotë që marrëdhëniet cilësore me ata përreth nesh ulen, duke çuar në izolim.

Një hap i mirë i parë për të reduktuar varësinë është çaktivizimi i njoftimeve për të gjitha aplikacionet. A merrni njoftime për mesazhe të reja, postime të reja, video të reja, emaile të reja? Mbani vetëm ato që janë të nevojshme dhe për pjesën tjetër, zgjidhni të çaktivizoni. Është një fillim i mbarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!