Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa i pavarur është Florjan Binaj? Meçe: Po e përdor Berisha për të mbuluar fytyrën e tij

schedule18:50 - 10 Tetor, 2025

schedule 18:50 - 10 Tetor, 2025

TIRANË– Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, tha se Florjan Binaj mbështetet nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike.

Sipas Meçes, Berisha është një figurë e diskredituar në sytë e elektoratit dhe se pranisë së tij në skenën politike i mungon besueshmëria për qytetarët.

Sipas Meçes, pengesa kryesore që strukturat e PD nuk po arrijnë të kenë sukses në zgjedhje është pikërisht Berisha dhe rrethi i tij politik.

“Sali Berisha është një imazh i papranueshëm për qytetarët. Florjan Binajn është një imazh i rremë i Sali Berishës. Ai nuk është i pavarur. Harrojeni që kemi të bëjmë me një kandidat të pavarur. Pengesa kryesore për fitoren e strukturave të PD është Sali Berisha dhe enturazhi i tij politik. Berisha nuk do të dalë në linjë e tij në zgjedhje, sepse është i diskredituar. Strategjia e Binaj e përgatitur nga Sali Berisha”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!