Duke qenë se orizi është një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë B6 dhe aminoacide, besohet se mund të përdoret për rigjenerimin e flokëve. Orizi ka këto karakteristika: rrit shkëlqimin e flokëve dhe stimulon rritjen e folikulave.
Përfitimet e mundshme të ujit të orizit për shëndetin e flokëve
Ndërsa është e vërtetë që shumë aziatikë përdorin ujin e orizit për kujdesin e flokëve dhe lëkurës, shkencëtarët nuk i kanë eksploruar ende plotësisht vetitë e tij. Kjo nuk do të thotë se ky përbërës nuk është i shkëlqyeshëm për trupin tuaj, përkundrazi.
Sipas disa studimeve, inositoli, një nga përbërësit e ujit të orizit të marrë nga fermentimi, mbron flokët nga dëmtimi. Disa studime kanë treguar se përdorimi i ujit të orizit nuk shkakton reaksione alergjike, por nëse jeni të vetëdijshëm se jeni alergjik ndaj orizit, mos e përdorni.
Përbërësit e nevojshëm:
1 filxhan oriz
1 gotë ujë të filtruar
Mënyra e përgatitjes:
Lani dhe kulloni orizin për të hequr papastërtitë. Nëse përdorni oriz inorganik, shpëlajeni edhe 2-3 herë për të hequr pesticidet. Hidhni orizin në një enë me ujë dhe përzieni derisa uji të bëhet i turbullt. Kulloni sërish orizin, ruani ujin në një enë të veçantë dhe lëreni në temperaturën e dhomës për rreth 12 orë që të fermentohet. Më pas vendoseni në frigorifer.
Si ta përdorni?
Përdoreni sa herë laheni. Lagni flokët me ujë orizi, veçanërisht në zonën e skalpit dhe masazhoni për disa minuta dhe më pas shpërlajeni. Një metodë tjetër është ta aplikoni para se të laheni. Mbajeni për një orë ose më shumë dhe më pas lani flokët me shampo. /abcnews.al