“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”. Kështu është shprehur këngëtarja Elvana Gjata gjatë intervistës në ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun, duke zbuluar se kënga “Me Tana” me te cilen konkuron ne festivalin e RTSH-së, është një këngë shumë e shtrenjtë për të.
Pyetur për Eurovizionin, Elvana është shprehur se para së gjithash, vjen festivali.
“Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja, duke treguar dhe diçka tjetër për këngën.
“Me Tana” nuk qenka shkruar enkas për eventin më të rëndësishëm muzikor në Shqipëri.
Artistja e ka krijuar këtë projekt një vit më parë, por ka një arsye pse ne nuk e kishim dëgjuar ende: Elvana po priste momentin e duhur, duhej të ndihej gati në çastin kur ta lançonte.
Siç ka theksuar dhe vetë ajo, “Me Tana” është një këngë shumë e shtrenjtë për të. Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut. Të gjitha këto, ndërthurur me elemente moderne.
Teksa lidhur me vështirësitë e Elvanës për të kënduar dhe kërcyer në të njejtën kohë, Albi Nako tha se çdo lëvizje është menduar në atë mënyrë, që Elvana të mos ketë probleme me zërin gjatë performancës.
Madje, shumë pjesë të kërcimit do ta ndihmojnë këngëtaren në rregullimin e frymëmarrjes./abcnews.al