Sa gota ujë duhet të pimë në verë për të qëndruar të hidratuar

schedule11:41 - 3 Korrik, 2022

schedule 11:41 - 3 Korrik, 2022

Uji mban temperaturën e trupit në nivelet e dëshiruara dhe kontribuon në eliminimin e toksinave, ndërsa sipas hulumtimeve të fundit, edhe dehidrimi i vogël mund të çojë në lodhje dhe rraskapitje.

Rekomandimi mund të jetë që një i rritur ka nevojë për 8-10 gota ujë në ditë, por kjo ndryshon gjatë verës dhe veçanërisht në ditët kur temperaturat arrijnë kushte përvëluese.

Sipas shkencëtarëve, marrja ditore e lëngjeve gjatë verës dhe veçanërisht nëse ushtrohemi ose ecim, duhet të kalojë 1.5 litra.

Gjëja pozitive është se gjatë verës e kemi shumë më të lehtë të pimë ujë, krahasuar me dimrin.

Gjithashtu, lëngjet, frutat dhe pijet sportive që na mbushin me elektrolite bëjnë një punë po aq të mirë për të mbajtur larg dehidratimin.

Prandaj kini kujdes!

Marramendja, dhimbja e kokës dhe ngërçet mund të jenë shenja të dehidrimit, që vjen nga djersitja e madhe. Pini shumë ujë, shtoni fruta dhe perime në dietën tuaj dhe nuk keni asgjë për t’u frikësuar!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!