Sa gjatë mund t’i mbrojë njerëzit vaksina e koronavirusit?

schedule09:51 - 5 Prill, 2021

schedule 09:51 - 5 Prill, 2021

Ian Haydon ndihmoi në testimin e vaksinës së koronavirusit Moderna vitin e kaluar dhe tani ai ëhstë përsëri duke ndihmuar në testimin e kësaj vaksine për variantin e ri të Covid.

Një vit më parë mora vaksinën Moderna për të parë nëse ishte e sigurt (ishte). Tani, një vit pas vakinës jam i lumtur të ndaj me ju që sapo kam marrë dozën e tretë. Ky eksperiment përforcues do të zbulojë nëse vaksinat rrisin imunitetin” tha Haydon, specialist komunikimi, përmes një postimi në Twitter.

Është e paqartë nëse ky version i ri i rregulluar di të jetë i nevojshëm. Por po zhvillohet dhe po testohet tani në mënyrë që ta kemi në dorë”, tha ai për CNN, në një bisedë telefonike, informon abcnews.al.

Mjekët janë të shqetësuar se koronavirusi mund të bëhet si gripi, i cili kërkon vaksinë çdo vit, për shkak se sojet qarkulluese mutohen shpejt, dhe imuniteti bie shpejt. Megjithatë provat fillestare tregojnë se imuniteti nga vaksinimi kundër Covid ofron një mbrojtje afatgjatë. Prodhuesit e vaksinave kanë filluar të bëjnë dhe testojnë versione të vaksinave të tyre që mbrojnë nga variantet shqetësuese të virusit. Kjo përfshin variantin B.1.351 i regjistruar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili mbart një mutacion që, në eksperimentet laboratorike, duket se e lejon atë të shmangë pak përgjigjen imune të njeriut.

Raporti i fundit nga prodhuesi i vaksinave Pfizer tregon se njerëzit në Afrikën e Jugut që morën vaksinën e saj të koronavirusit pasi B.1.351 u bë dominues, ende mbronin nga infeksioni. Kjo mbështet eksperimentet laboratorike që kanë treguar se vaksina shkakton një përgjigje të gjerë imune kundër çdo efekti të viruseve mutante, informon abcnews.al.

Një raport i muajit të kaluar nga Pfizer sugjeron se njerëzit që marrin dy doza kanë një imunitet të fortë të paktën gjashtë muaj dhe në disa raste edhe më shumë. Megjithatë, mbrojtja nga dy dozat e vaksinës Pfizer mbetet mbi 91% në 6 muajt e parë, sipas kompanisë.

Nëse zgjat më shumë, ky është një tregues që të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna sjellin një përgjigje imune të qëndrueshme, thonë ekspertët.

Imunologët thonë se efektet anësorë pas injektimit janë një shenjë se sistemi imunitar po i përgjigjet vaksinës. Edhe njerëzit që nuk raportojnë simptoma gjithashtu zhvillojnë një përgjigje imune, kështu që simptomat nuk janë tregues që dikush të ketë një përgjigje sesa një tjetër që nuk ka ethe./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!