Sa është sasia ideale e kafes që duhet të pini gjatë një dite

schedule09:18 - 23 Mars, 2023

schedule 09:18 - 23 Mars, 2023

Ekspertët pohojnë se kafeja është e mirë për trupin tonë. Megjithatë, cila është sasia ideale që mund të konsumojmë pa frikë, pa u shqetësuar për pasojat për shëndetin tonë? Dhe sigurisht, cila është mënyra ideale për ta konsumuar?

Çdo vit njerëzit në mbarë botën konsumojnë mbi 500 miliardë filxhanë kafe. Ndoshta është një nga zakonet tona më të preferuara të përditshme dhe për shumicën është e paimagjinueshme të fillohet dita pa një gllënjkë kafe.

Vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë arritur në përfundimin: 3 filxhanë në ditë janë gjithçka që na nevojitet për të pasur të gjitha përfitimet e mundshme për shëndetin dhe trurin tonë.

Pse 3? Një studim i fundit në të rriturit e moshuar lidh konsumin e kafesë me shëndetin kognitiv. Më konkretisht, në një kampion prej 676 personash, konsumuesit e rregullt të kafesë treguan më pak dëmtime njohëse sesa ata që nuk pinin.

Megjithatë, nuk duhen konsumuar më shumë se 600 mg pije me kafeinë në ditë, ndërkohë që Instituti Amerikan i Shëndetit e karakterizon si “të tepruar” konsumimin e kafesë që kalon 10 filxhanë (afërsisht 240 ml) në baza ditore. Epidemiologu i Harvardit, Rob van Dam thotë se studimet e tij nuk tregojnë një rrezik të shtuar të vdekjes nga ndonjë shkak për njerëzit që pinë deri në 6 filxhanë kafe në ditë.

Në të njëjtën kohë, ata që pinin 3 filxhanë në ditë treguan funksionin më të mirë njohës nga të gjithë. Një studim i Harvardit i një kampioni sasior shumë më të madh (208,501 pjesëmarrës, burra dhe gra) përforcon pretendimin e mësipërm.

Hulumtimi specifik kishte të bënte me jetëgjatësinë dhe shanset për vdekje në 20 vitet e ardhshme. Sipas gjetjeve të shkencëtarëve, ata që pinë kafe kanë më pak shanse për vdekje sesa ata që nuk kanë pirë, ndërsa sasia ideale është nga 3 deri në 5 filxhanë në ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!