Edhe një muaj dhe në familjen mbretërore ka festë, pasi më e vogla e familjes feston ditëlindjen.
Princesha Geraldinë është kthyer tashmë në kryefjalën e shtëpisë, sa mami Elia dhe Princ Leka nuk ngurojnë të shijojnë çdo moment me të. Ata ndajnë herë pas here edhe foto të ndryshme në rrjetet sociale dhe reflektojnë të gjithë gëzimin e të qënurit prindër.
Pak minuta më parë, ishte Elia që publikoi në Instagram një foto të vogëlushes Geraldinë duke luajtur mes tullumbaceve. Ajo ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendjen janë flokët biond të princeshës, të cilët e bëjnë të duket si një kukull.
Nga hera e fundit, që Elia ndau pamje të së bijës, kjo e fundit ka ndryshuar shumë, pasi është rritur edhe më tepër, duke u kthyer kështu në një nga bebat më të dashur VIP. l.k/abcnews.al