“Sa është ora? Kthe sytë nga kalaja…”
Kjo ishte përgjigjja që për shumë vite me radhë qytetarët gjirokastritë e jo vetëm, e rekomandonin për orientim kohe…
Ora e sahatit, simboli i qytetit të gurtë ka nisur të numërojë sërish e bashkë me të edhe kambanat që dikur në Gjirokastër dëgjoheshin në të gjithë luginën e Drinosit.
I ndërtuar në gjysmën e shekullit të 19, sahati është dëshmitari simbol i historisë së qytetit të gurtë duke shënuar jo vetëm tik-takun e kohës, por edhe ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me Gjirokastrën.
Ardis Duka, drejtor i monumenteve dhe trashëgimisë kulturore tha se rikthimi në funksion i këtij simboli vjen pas një sërë problematikash ndër vite.
Kulla e sahatit është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena dhe ajo dominon pjesën lindore të kështjellës Argjiro dhe ka një lartësi prej gati 30 metra. Sipas dëshmive të kohës ndër vite, pas grabitjes dhe dëmtimit në vitin 1913, në vitin 1971 do të mundësohej rikthimi funksional dhe njëherazi ora dhe jehona e kambanës, ku çdo tingull i saj përkonte me rrahjen e çdo orë fikse.
Sot rifunksionimi i saj konsiderohet dhe një aset i rëndësishëm historik për vlerat unikale të kështjellës, monumenti më i vizituar në vendin tonë dhe njëherazi i konsideruar si më i madhi në të gjithë Ballkanin./tvklan.al

