“Sa e vështirë të përballesh me të, Lukaku nuk është ai i para tre viteve”

schedule18:32 - 6 Qershor, 2021

schedule 18:32 - 6 Qershor, 2021

Dy vitet e kaluara tek Interi dhe puna e madhe me Antonio Conten, e kanë përmirësuar shumë si lojtar Romelu Lukakun. Bomberi belg është kthyer në liderin e ekipit zikaltër, që sezonin që lamë pas fitoi titullin kampion në Itali.

47 gola në dy sezone në Serie A për 28-vjeçarin, i cili është kthyer në një “bishë” në majë të sulmit. Tani është i fokusuar tek Euro 2020, kompeticion të cilin do tentojë ta fitojë me Belgjikën e tij.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Roberto Martinez thur elozhe dhe vlerëson rritjen e Lukakut në prononcimin e dhënë për Het Laatste Nieuws. “Lukaku nuk është më futbollisti që ishte përpara tre viteve.

Sot është shumë e vështirë të luash kundër tij. Romelu krijon më shumë hapësira për shokët e skuadrës, ne duhet ta shfrytëzojmë te kombëtarja një gjë të tillë“, thekson Martinez.

Belgjika bën pjesë në grup me Rusinë, Finlandën dhe Danimarkën në Euro 2020, që do të nisë më 11 qershor. Skuadra e Martinez do të luajë përballjen e parë kundër Rusisë më 12 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!