“Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja”, e bija ndan kujtimet me Bujar Nishanin

schedule20:52 - 4 Korrik, 2022

schedule 20:52 - 4 Korrik, 2022

Vajza e ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, Fiona ka publikuar këtë të hënë një foto me të atin. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një imazh nga fëmijëria, kur ishin me pushime dhe e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!