Sa dy fusha futbolli, Anglia ndërton morgun për të mbajtur trupat e viktimave të koronavirusit

schedule20:06 - 1 Prill, 2020

schedule 20:06 - 1 Prill, 2020

Një morg, i cili pritet që të mbajë trupat e viktimave të Covid-19, po ndërtohet në Londrën Lindore.

Morgu po ndërtohet në një tokë të vjetër pylli afër krematoriumit dhe varrezave të Londrës dhe pritet që të sillen persona të pajetë nga spitali i ri Nightingale nga Qendra ExCel.

Morgu ndodhet më pak se tre milje larg spitalit dhe ndodhet akoma më afër me varrezat në mënyrë që personelet mjekësore ta kenë më të lehtë  transportimin e trupave nga morgu i përkohshëm në vendin e tyre të fundit të pushimit ose krematorët.

Me caktimin e vendit, ndërtuesit kanë nisur që të ngrenë gardhe prej druri rreth tokës ndërsa nisën punën edhe gërmuesit. Ndërtimi i këtij morgu është zhvillimi më i fundit i vendit në kuadër të luftës kundër epidemisë së koronavirusit.

Deri më tani, Britania e Madhe numëron 29,474 raste të konfirmuar me koronavirus si dhe 2,352 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!