Sa do të taksohen të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla? Lera: Duam të krijojmë një sistem të ndershëm tatimor

schedule21:47 - 16 Nëntor, 2022

schedule 21:47 - 16 Nëntor, 2022

Me miratimin e paketës së re fiskale a do rritet tatimi për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla?

Drejtori i Ministrisë së Financave, Niko Lera i ftuar në studion e emisionit “Bardh a Zi” në Abc të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo u shpreh  se është miratuar një ligj i ri tatimi mbi të ardhurat.

Sipas tij kjo ka ndodhur për disa arsye; ligji aktual ka 24 vjet, kanë ndodhur ndryshime, ka shumë zhvillime në fushën e taksimit kombëtar që duhen reflektuar në ligj etj,.

Lera: Lidhur me atë që quhet biznes i vogël, ne i kemi ndarë sepse do të ndërtojmë një ligj bazuar në përvojën e vendeve të tjera në persona fizikë dhe personat juridikë. Tek personat fizikë kemi tre shtylla, individët që paguajnë tatime nga paga, kemi të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime që në një sens konsiderohen biznes i vogël dhe grupi i tretë janë tregtarët. Këto tre grupe aktualisht janë me 0 tatim. Subjektet deri në 5 milion nga viti 2015 dhe deri tani janë me 0 tatim. Ato me 5-8 ishin me 5% mbi fitimin neto dhe tani me zero dhe edhe subjektet nga 8-14 milion kanë që nga viti 2020 me tatim zero. Përjetësisht nuk mund të ketë përjashtime në Shqipëri. Duhet të futen në skemën e tatimit.

Lera u shpreh se kanë parashikuar tarifat tatimore. Biznesi i vogël do taksohet 15 dhe 23% mbi fitimin neto, pra mbi diferencën e të ardhurave me shpenzimet.

Lera: Nëse fitimi neto është deri në 14 milion ju do të paguani 15% tatim. Ndërsa për fitimet neto mbi 14 milionë do paguash 23%. Pra nëse fiton 16 milionë lekë të reja në vit, fitim neto, për 14 milionët e parë do taksohesh 15% dhe për 2 shtesë me 23%.

Sipas Lerës, kjo është bërë që të krijohet një sistem i ndershëm dhe sistemi tatimor mos kondicionojë zgjedhjet./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!