Depilimi mbetet një nga problemet kryesor të vajzave gjatë stinës së verës, aq sa ndonjëherë kthehet edhe stresues.
Të gjitha vajzat priren që depilimin ta lënë për në momentet e fundit, por në mënyrë që të mos humbisni kohë nga pushimet tuaja dhe të shijoni detin, ka një zgjidhje.
Sipas ekspertëve, momenti ideal për t’u depiluar është 48 orë përpara se të shkoni me pushime për t’i dhënë kohë poreve tuaja për t’u mbyllur dhe çdo skuqje duhet të qetësohet.
Pra, vajza ditët e nxehta po ju presin dhe kjo është koha e përshtatshme për ju. /abcnews.al