Filozofët kanë thënë prej shumë kohësh që avancimet në teknologji do të mundësojnë që të kemi një ditë më shumë pushim gjatë fundjavës. Sipas kësaj ideje, rritja e pajisjeve automatike në vendet e punës, do t’i lejojnë njerëzit që të largohen një ditë më herët dhe punën do ta marrin në dorë robotët.
I këtij mendimi është edhe psikologu Adam Grant, i cili punon në Pennsylvania. Këtë javë ai e shprehu idenë gjatë Forumit Ekonomik në Davos. Sëbashku me historianin Rutger Bregman, ata thanë se katër ditë pune në javë do të rrisnin lumturinë tek punëtorët si dhe do të rrisnin produktivitetin.
“Mendoj se kemi disa eksperimente shumë të mira që tregojnë se nëse reduktohen orët e punës, njerëzit mund t’i fokusojnë qëllimet në mënyrë më efektive, prodhojnë më shumë, shpeshherë me kualitet dhe kreativitet më të lartë”, tha Grant.
Nga anat tjetër Bregman solli në kujtesë sipërmarrësit e viteve 1920 dhe 1930. Në këtë kohë, ata kuptuan se duke u shkurtuar orët e punëve punëtorëve, këta të fundit bëhen më produktivë.
“Për shembull Henry Ford zbuloi se nëse se nëse ia ndryshon punonjësve orët e punës nga 60 në 40 orë, ata do të bëhen më produktivë sepse nuk do të jenë të lodhur në kohën e tyre të lirë”, tha historiani.
Një raport i fundit tregoi se kultura japoneze e të punuarit me orar jashtëzakonisht të gjatë shkakton të paktën 10.00 të vdekur në vit. Ndërkohë nga ana tjetër, në Suedi shëndeti dhe mirëqenia e infermiereve u rrit pasi orari i tyre i punës u reduktua nga 8 në 6 orë./abcnews.al