“Sa bëjmë një hap del dikush që thotë “ke hallin e babës”, Sula në Real Story: I kam dalë përballë Berishës, por nuk e kam hallin e tij

schedule20:16 - 1 Nëntor, 2023

schedule 20:16 - 1 Nëntor, 2023

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se PD-ja nuk ka hallin e Sali Berishës. Në një lidhje live për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, deputeti theksoi se beteja e tyre po bëhet për kërkesat që kanë parashtruar, që maxhoranca nuk i ka marrë parasysh dhe jo për betejën ligjore të Berishës.

Që në fillim dua të jem i qartë ky burrë që po të flet, është ai që i ka dalë përballë Berishës për qëndrimin, sjelljen e tij dhe mënyrën se si ka drejtuar problemet në PD dhe të garantoj, zero nuk kemi hallin e Sali Berishës. Le ta dëgjojmë të gjithë qytetarët. Pajtohem me shqetësimin tënd dhe të qytetarëve shqiptarë, që kam thënë se 2022, 2023 dhe 2024 do të jenë tre vitet që politika në Shqipëri gjatë këtyre 33 viteve nuk ka ardhur drejt përmirësimit por drejt degradimit dhe këneta politike e korrupsionit ka filluar numërimi mbrapsht për politikanët në Shqipëri dhe këtë jam i lumtur si qytetar por edhe si një ish koleg i prokurorëve të SPAK dhe një ish profesionist i Prokurorisë së Përgjithshme dhe e di sa të vështirë e kanë punën.

Kjo që po bëjmë ne sot nuk ka nisur tani sepse çështja e Berishës ka një javë që ka dalë. E kemi nisur prej një muaji për korrupsionin dhe komisionet hetimore. Po kërkojmë komisione hetimore për sistemin TIMS, konfliktin e interesit, investitorët strategjikë për të nxjerrë në dritë dhe për të parë se ku është shkelur ligji. Ne nuk e dinim se do të vinte problemi i Berishës që e ka problem personal dhe po të garantoj, e ka pasur me të vërtetë, e kam dëgjuar me veshët e mi kur Berisha tha se nuk është çështja e juaja, por e imja personale, i cili do të përballet me drejtësinë.“, u shpreh Sula./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!