Gjykata e Apelit të Posaçëm, këtë të premte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan me dyshimin se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.
Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar sekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.
LEXO EDHE: Abuzim me tendera/ GJKKO lë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë
Në burg për aferën me tenderat, mbahen edhe Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.
Sipas SPAK, Shteto është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit./abcnews.al