Miliarderi indian Gautam Adani, një nga njerëzit më të pasur në botë, akuzohet në SHBA për një skemë ryshfeti dhe mashtrimi miliona dollarëshe, sipas prokurorëve të New York-ut.
Adani dhe disa të pandehur të tjerë akuzohen se u kanë paguar zyrtarëve të qeverisë indiane më shumë se 250 milionë dollarë ryshfet për të siguruar kontrata për furnizim me energji diellore me vlerë më shumë se 2 miliardë dollarë fitime.
Miliarderi 62-vjeçar dhe dy drejtuesit e Adani Green Energy Limited, nipi i tij Sagar Adani dhe Vneet Jaain, akuzohen për mashtrimin e investitorëve amerikanë dhe ndërkombëtarë në lidhje me pajtueshmërinë e kompanisë së tyre me praktikat anti-ryshfete dhe antikorrupsion, pasi ata mblodhën më shumë se 3 miliardë dollarë kapital për të financuar ato kontrata energjetike.
Autoritetet thonë se Adani u takua personalisht me një zyrtar të qeverisë indiane për të “përparuar” skemën, e cila u zhvillua midis 2020 dhe 2024. Të pandehurit takoheshin shpesh dhe dyshohet se diskutuan skemën e ryshfetit, duke përfshirë prova në disa telefona.
“Këto vepra dyshohet se janë kryer nga drejtues dhe drejtorë të lartë për të marrë dhe financuar kontrata masive shtetërore të furnizimit me energji përmes korrupsionit dhe mashtrimit në kurriz të investitorëve amerikanë,” thuhet në deklaratë./abcnews.al