Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte pret Ramën në Bruksel të mërkurën, kryeministri: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së!

schedule07:59 - 17 Shtator, 2025

schedule 07:59 - 17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të mërkurë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, ku pritet që të mbajnë edhe një fjalim të përbashkët.

Ky takim vjen si pjesë e vizitës zyrtare të kryeministrit në Bruksel, ku është zhvilluar Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare për Zgjerimin e Bashkimit Evropian. Një ditë më para Shqipëria çeli kapitullin e katërt, duke përparuar në këtë mënyrë rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Ndërkohë kryeministri Rama ka ndarë një video në Facebook, ku janë përmbledhur momente nga takimet e zhvilluara të martën në Bruksel.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!