Rutte: Është thelbësore të marrim një vendim për anëtarësimin e Ukrainës

schedule12:00 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 12:00 - 14 Dhjetor, 2023

“Është thelbësore të marrim një vendim pozitiv në lidhje me hapat e ardhshëm për Ukrainën dhe negociatat e anëtarësimit”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Por sipas tij, do të duhen vite derisa të ndodhë integrimi, duke theksuar se Ukraina ka punuar shumë për hapat e ardhshëm.

Rutte shtoi se është e rëndësishme që të merret një vendim edhe për paketën 50 miliardë euro, duke marrë parasysh se SHBA ende nuk ka miratuar paketën e ndihmës për Ukrainën.

“Duhet t’i japim një mesazh Putinit, se kemi marrë një vendim dhe se jemi të bashkuar për Ukrainën”, theksoi kryeministri holandez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!