“Russiagate”, vijon “hemoragjia” e këshilltarëve të Trump

schedule22:27 - 29 Gusht, 2018

schedule 22:27 - 29 Gusht, 2018

Një tjetër këshilltar i Donald Trump do të lërë detyrën për shkak të zhvillimeve të fundit mbi skandalin “Russiagate”. Teksa ka njoftuar lajmin, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se i ka varur shpresat tek kryetari i ri i Gjykatës Supreme, për të cilin shpreson të emërohet së shpejti.

Don MekGen, një nga këshilltarët e afërt të presidentit Donald Trump pritet të lërë detyrën në javët e ardhshme, i ndikuar nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë përmes një njoftimi në Twitter, duke i dhënë fund spekulimeve që rëndonin mbi figurën e MekGen. Ai është i fundit i një liste të gjatë këshilltarësh të nivelit të lartë të administratës amerikane që largohen nga detyra.

Në postimin e tij Trump ka saktësuar se MekGen do ta braktisë detyrën pak pas emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, që ai shpreson të ndodhë së shpejti. Nga ana e tij, këshilltari nuk ka qenë në dijeni të mesazhit, por ka bërë me dije se largimi nga Shtëpia e Bardhë ka qenë në planet e tij pasi ndjen se i ka arritur të gjitha qëllimet. MekGen bashkëpunoi vullnetarisht me hetuesin e posaçëm Robert Myler dhe ekipin e tij mbi ndërhyrjen ruse, një proces hetimor që ka çuar tashmë në pranimin e fajësisë, ngritjen e padive dhe pranimin e marrëveshjeve nga shumë të pandehur, njerëz të afërt me Trump. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, vetë presidenti paralajmëroi më herët gjatë muajit se nëse inkriminohet do të destabilizohen tregjet financiare, ekonomia do të marrë tatëpjetën dhe amerikanët do të bëhen më të varfër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!