“Russiagate”, gjykatësi amerikan akuzon Manafort

schedule11:31 - 14 Shkurt, 2019

schedule 11:31 - 14 Shkurt, 2019

Gjykata amerikane akuzon Paul Manafort ishopërgjegjësin e fushatës elektorale të Donald Tramp, se ka gënjyer qëllimisht dhe ka bërë deklarata të rreme para agjentëve të FBI-së, për sa i përket çështjes Russiagate.

Paul Manafort, ish përgjegjësi i fushatës elektorale të Donald Trump, pasi pranoi të bashkëpunojë në hetimet për çështjen Russiagate, ka gënjyer qëllimisht dhe ka bërë deklarata të rreme përballë agjentëve të FBI-së, prokurorit special Robert Muller dhe jurisë së madhe. Deklarata është bërë nga një gjykatës federal. Pasi Manafort ka shkelur marrëveshjen për bashkëpunim në këtë mënyrë, prokurori Mueller nuk ëhstë më i detyruar të kërkojë një reduktim të dënimit. Manafort ka gënjyer sidomos për sa i përket marrëdhënieve të tij me spiunin rus Konstantin Kilimnik, ish partnerin në biznes në një studio ligjore, tashmë objekt hetimi.

Gjithashtu sipas gjykatësit, ai ka gënjyer dhe në 5 tetor  të një viti më parë për cështje që lidhen me një hetim tjetër të departamentit amerikan të drejtësisë. Sipas gjyktësit federal të Uashington DC, ekipi i Muller nuk ka arritur gjithësesi të japë prova të mjaftueshme për të vërtetuar se Manafort ka gënjyer dhe në 16 tetor për pengesat në hetime nga ana e Kilimnik dhe kontateve të tij me administratën amerikane. Shtetasi rus është hedhur në gjyq për korruptim të dëshmitarëve së bashku me Manafort para procesit ndaj ish përgjegjësit të fushatës elektorale të Tramp. Manafort kishte pranuar të bashkëpunonte me Mueller në shkëmbim të një dënimi më të lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!