“RussiaGate”, Flynn pranon se ka gënjyer FBI

schedule19:13 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 19:13 - 1 Dhjetor, 2017

Ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka pranuar se ka gënjyer në dëshminë e dhënë për FBI lidhur me çështjen “Russigate”. Majkëll Flin madje është shprehur i gatshëm të dëshmojë kundër Trump.

Majkëll Flin, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka pranuar fajësinë për dhënien e deklaratave flase në dëshminë e tij për FBI lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington. Këtë e ka pranuar vetë Flin në seancën gjyqësore kundër tij. Sipas televizionit amerikan, ABC News, 59-vjeçari i ka treguar gjykatësve federale se ka marrë nga Trump një mandat “për të pasur kontakte me funksionarët rusë”.

Në këtë mënyrë, ish-këshilltari është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe prokurorin special Robert Mueller, i cili heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane si dhe lidhjet e dyshuara të ekipit të Trump me zyrtarë të Moskës. Flin është shprehur i gatshëm të dëshmojë edhe kundër presidentit amerikan.
“Veprimet e mija ishin të gabuara. Pranimi i fajit dhe bashkëpunimi me prokurorin special reflektojnë vendimin që kam marrë në interesin më të mirë për familjen time dhe vendin tim. Pranoj përgjegjësi të plotë për veprimet e mija”, ka deklaruar Flin në gjykatën amerikane.

Ndërkohë, lidhur me këtë proces ka ardhur edhe një reagim nga administrata Trump. “Në aktakuzë dhe në pranimin e fajësisë së Flynn nuk ka asgjë që përfshin njerëz të tjerë. Kjo çështje lidhet vetëm me atë”. Ky ishte reagimi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa më tej, mediat amerikane citojnë Flin në gjykatë, i cili ka treguar se është shtyrë nga një “funksionar i rëndësishëm i ekipit të tranzicionit të Trump për të takuar mbasadorin rus në Uashington, Sergej Kizljiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!