“Çfarë ka më keq se një armik? Një tradhtar. Ky është Zelensky. Mishërimi i ri i Judës në shekullin 21.”
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Duke shfuqizuar Ditën e Fitores më 9 maj, ai tradhtoi njëherë e përgjithmonë paraardhësit e tij: ata që luftuan në Ushtrinë e Kuqe, ata që u torturuan dhe u keqtrajtuan në kampet e përqendrimit dhe ata që luftuan për fitoren në prapavijë, tashmë një bashkëpunëtor i nazistëve 80 vite më vonë,” theksoi Maria Zakharova.
Lexo edhe: Zelensky krahason Rusinë me Gjermaninë naziste
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky krahasoi Rusinë me Gjermaninë naziste, teksa propozoi ndryshimin e datës së festimeve së “Ditës së Fitores” në 8 maj në një projektligj të paraqitur para ligjvënësve në Kiev.
Ashtu si Rusia, Ukraina tradicionalisht përkujton fitoren ndaj nazistëve më 9 maj, por kjo datë është bërë gjithnjë e më shumë e lidhur me një paradë në Moskë, e përdorur nga Kremlini për të treguar fuqinë e tij ushtarake.
/abcnews.al