Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia vret foshnjat/ Ukrainë, droni godet për vdekje babanë dhe tre të miturit

schedule15:28 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:28 - 11 Shkurt, 2026

Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk janë ndalur, duke lënë të vrarë tre anëtarë të një familje.

Një dron që ra në një shtëpi në rajonin verilindor të Kharkiv, vrau një baba dhe tre fëmijët e tij të vegjël, ndërsa nëna, 35 javëshe shtatzëve, u plagos rëndë.

Babai 34-vjeçar dhe tre fëmijët e tij, djem binjakë 2 vjeç dhe motra e tyre 1 vjeç, u vranë, ndërsa punonjësit e shpëtimit e nxorën nënën gjallë nga rrënojat. Ajo pësoi lëndime nga shpërthimi, një dëmtim traumatik në tru, djegie dhe humbje të dëgjimit.



Sulmi shkatërroi plotësisht shtëpinë me tulla dhe shkaktoi një zjarr, duke e lënë familjen të bllokuar nën rrënoja.

Gjatë pothuajse katër viteve që kur Rusia filloi luftën ndaj fqinjit të saj, dhe pavarësisht negociatave për paqe, civilët ukrainas janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore.

Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga viti 2022, ndërsa Rusia intensifikoi sulmet ajrore pas vijës së frontit.

Lufta vrau mbi 2500 civilë dhe plagosi mbi 12 mijë të tjerë në Ukrainë në vitin 2025, 31% më shumë se në vitin 2024.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se çdo sulm i tillë rus minon besimin në gjithçka që po bëhet diplomatikisht për t’i dhënë fund luftës vërteton se vetëm presioni i fortë mbi Rusinë dhe garancitë e qarta të sigurisë për Ukrainën janë çelësi i vërtetë për të ndaluar vrasjet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!