Rusia: Vizita e IAEA në centralin bërthamor Zaporizhzhia do të zgjasë një ditë

schedule11:15 - 31 Gusht, 2022

schedule 11:15 - 31 Gusht, 2022

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që pritet të inspektojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia duhet të përfundojë punën brenda një ditë, sipas kreut të administratës lokale të emëruar nga Rusia për agjencinë e lajmeve Interfax, shkruan CNN.

“Programi i vizitës është projektuar për një ditë. Ata duhet të inspektojnë stacionin brenda një dite,” mësohet të ketë thënë Yevgeniy Balitsky.

Delegacioni i IAEA u nis nga Kievi për në Zaporizhzhia, në Ukrainën juglindore, herët të mërkurën. Sipas informacioneve deri më tani, puna pritet të fillojë ditën e neserme.

Balitsky tha se nuk kishte shpresa të mëdha për rezultatet e misionit të IAEA. Ai tha se nuk ishte në kontakt me delegacionin, por do t’i takonte dhe do t’u tregonte prova të sulmeve ndaj centralit, për të cilat Rusia fajëson Forcat e Armatosura të Ukrainës.

CNN nuk është në gjendje të verifikojë se kush është përgjegjës për bombardimet, pasi të dyja palët akuzojnë njera-tjetrën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!