Qeveria ruse ka futur një “kufizim të përkohshëm” në eksportin e gazit dhe naftës në një përpjekje për të stabilizuar tregun e brendshëm, tha Kremlini.
Ndalimi u njoftua dhe hyri në fuqi sot, sipas një dekreti të publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse, shkruan Sky News.
Ndalimi nuk shtrihet në eksportet në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, anëtar i të cilit është Rusia, së bashku me Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Armeninë, as nuk zbatohet për territoret e diskutueshme të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Çmimet e benzinës dhe të naftës arritën nivelet rekord javën e kaluar, por kanë filluar të stabilizohen pasi disa ministra lanë të kuptohet për veprime drastike në fillim të kësaj jave./abcnews.al