Rusia urdhëron mbylljen e organizatës Greenpeace

schedule21:10 - 19 Maj, 2023

schedule 21:10 - 19 Maj, 2023

Grupi mjedisor Greenpeace njoftoi sot se do të mbyllë zyrat e tij në Rusi pasi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Ruse e shpalli atë “të padëshirueshme”.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Greenpeace Rusia, tha: “Ne shprehim mospajtimin tonë kategorik me vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Ky vendim e bën të paligjshme që Greenpeace të vazhdojë çdo aktivitet në Rusi. Prandaj, dega ruse e Greenpeace është e detyruar të mbyllet”.

Më herët sot, autoritetet gjyqësore ruse e shpallën organizatën mjedisore “të padëshirueshme”, duke ndaluar kështu aktivitetin e saj në vend.

Në një deklaratë, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë thekson se “Greenpeace International”, me qendër në Holandë, është një “kërcënim për themelet e rendit kushtetues dhe sigurisë” ruse dhe se synon “të rrëzojë pushtetin në mënyrë jokushtetuese”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!