Rusia u ndalon punonjësve përdorimin e iPhone dhe iPad

schedule08:48 - 12 Gusht, 2023

schedule 08:48 - 12 Gusht, 2023

Qeveria ruse i ka ndaluar punonjësit të përdorin iPhone dhe iPad, duke e lejuar përdorimin e tij vetëm në raste urgjence dhe gjerave personale.

 “Ekziston një ndalim i përdorimit të pajisjeve Apple, telefonave inteligjentë dhe tabletëve për të hyrë në aplikacione dhe e-mail të punës,” tha Ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimeve dhe Mediave Maksut Sadaev.

Sipas tij lejohet përdorimi i iPhone për nevoja personale.

Lëvizja vjen dy muaj pasi Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendoi se disa mijëra pajisje Apple u komprometuan në një sulm kibernetik që i atribuohet SHBA-së.

Apple i mohoi pretendimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!