Rusia u ndalon civilëve hyrjen në Kherson, nis plani për evakuimin e 10 mijë personave në ditë

schedule11:32 - 19 Tetor, 2022

schedule 11:32 - 19 Tetor, 2022

Guvernatori i emëruar nga Moska i rajonit Kherson, Vladimir Saldo, ka thënë se civilëve u është ndaluar hyrja në rajon për shtatë ditë, ndërsa forcat ruse përgatiten për sulme nga forcat e Kievit, sipas skynews.

Autoritetet planifikojnë të evakuojnë rreth 50,000 deri në 60,000 njerëz nga Kherson gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, mes presionit të përshkallëzuar nga një kundërofensivë ukrainase.

Rusia ka burimet për të mbajtur kontrollin e Khersonit, por po evakuon civilët në bregun e majtë të Dnipro-s, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt. Rreth 10,000 persona  në ditë do të evakuohen gjatë gjashtë ditëve të ardhshme dhe  disa rajone në Rusi po përgatiten  të strehojnë njerëzit.

Më shumë se 5,000 njerëz janë larguar tashmë nga Kherson gjatë dy ditëve të fundit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!