Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ngriti në ajër dy avionë luftarakë pasi avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi.
“Kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri me Rusinë”, tha ministria përmes një njoftimi, shkrua REL.
Sipas ministrisë ruse në këtë ngjarje u përfshin dy avionë britanikë të llojit Tayphoon, që ishin të shoqëruar nga një avion zbulimi i llojit RC-135.
“Avionët rusë u kthyen në bazën e tyre ajrore. Nuk kishte shkelje të kufirit rus”, tha ministria.
Incidentet ku kanë qenë të përfshirë avionët rusë dhe perëndimorë janë shpeshtuar muajve të fundit mbi Detin e Zi dhe Detin Baltik, në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.