Ministria e Jashtme e Rusisë u ka thënë qytetarëve se duhet të përmbahen nga udhëtimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Izrael, Liban dhe territoret palestineze.
SHBA dhe aleatët e saj besojnë se sulmet e mëdha me raketa ose dron nga Irani ose përfaqësuesit e tij kundër objektivave ushtarake dhe qeveritare në Izrael janë të pashmangshme.
“Situata e tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdon. Ne rekomandojmë fuqimisht që qytetarët rusë të përmbahen nga udhëtimet në rajon, veçanërisht në Izrael, Liban dhe territoret palestineze, përveç në rastet e nevojës ekstreme”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Rusisë
Më herët, mëngjesin e së enjtes, linja ajrore gjermane Lufthansa tha se kishte pezulluar fluturimet për në kryeqytetin iranian, Teheran./abcnews.al