Presidenti rus Vladimir Putin në një njoftim ditën e sotme tha se Rusia ka testuar me sukses një raketë të gjeneratës së re që funksionon me energji bërthamore.
Sipas mediave ruse, raketa Burevestnik ka një sistem shtytës bërthamor dhe mund të arrijë çdo cep të botës.
Putin i tha Asamblesë Federale në mars 2018 se qëllimi ishte të siguronte një ekuilibër strategjik në botë për dekadat e ardhshme, duke përfshirë raketat Burevestnik dhe Sarmat.
/abcnews.al