Njëmbëdhjetë persona u plagosën mbrëmë në një sulm me dron rus në qytetin e Mykolaiv.
“Natën e 25 marsit, gjatë operacioneve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pjesë të një droni të rrëzuar Shahed-131/136 ranë mbi shtëpi private dhe shkaktuan zjarr në një ndërtesë banimi dhe dy makina”, thuhet në deklaratë.
Për pasojë 11 persona mbetën të plagosur, 9 prej të cilëve janë shtruar në spital.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Zelensky tha se javën e kaluar, Rusia lëshoi rreth 190 raketa, 140 drone Shahed dhe 700 bomba ajrore në Ukrainë.
Presidenti ukrainas më pas raportoi se kohët e fundit kishte folur me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pas sulmeve të shumta ruse.
/abcnews.al