Rusia sulmon me raketa Kharkiv, raportohet për 6 të plagosur

schedule09:49 - 24 Prill, 2024

schedule 09:49 - 24 Prill, 2024

Gjashtë persona mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, nga një sulm raketor rus që dëmtoi ndërtesat e banimit, tha guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov në një postim në Telegram.

Sipas postit të guvernatorit, sulmi dëmtoi tre ndërtesa banimi, dy zyra, tre ndërtesa jo-rezidenciale dhe një tubacion gazi natyror në qendër të qytetit.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov tha se në sulm u përdorën dy raketa S-300, duke shtuar se nuk u shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonat e banuara të qytetit.

Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi sot, duke cituar burime të paidentifikuara brenda forcave ruse, se sulmi i tyre goditi kampet në Kharkiv, ku është vendosur personeli ushtarak ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!