Të paktën katër persona u plagosën në provincën Kharkiv nga sulmet ruse, sipas një njoftimi të autoriteteve lokale. Rusia, nga ana e saj, vuri në dukje se rrëzoi raketat ukrainase mbi një nga distriktet e saj kufitare.
Në një mesazh në Telegram, guvernatori i provincës Kharkiv, Oleh Sinekhubov, tha se tre persona, të moshës 55, 56, 62 dhe 64 vjeç, u plagosën nga sulmet ruse.
Provinca e Kharkiv, qyteti i dyti më i madh i Ukrainës kufizohet me Rusinë dhe ka qenë objektiv i sulmeve pothuajse të përditshme.
/abcnews.al