Rusia: Sulmet kundër Houthi janë të paligjshme

schedule12:49 - 12 Janar, 2024

schedule 12:49 - 12 Janar, 2024

Rusia ka dënuar sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundër grupit rebel Houthi, sipas një zëdhënësi të Kremlinit.

“Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, ato janë të paligjshme”, tha Dmitry Peskov.

Peskov theksoi gjithashtu se Kremlini i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Houthi që të ndërpresin sulmet ndaj anijeve.

Rusia, e cila është kritikuar për atë që Perëndimi thotë se është një luftë e paligjshme në Ukrainë, tha se sulmi ndaj Jemenit ndodhi pa asnjë mandat nga Kombet e Bashkuara dhe ishte një “aventurë” e paligjshme nga SHBA dhe aleatët e saj.

Rikujtojmë se Kremlini ka kërkuar gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten. Rusia është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili armatos, stërvit dhe mbështet Houthi-t.

Rusia dhe Kina abstenuan të mërkurën nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u kërkonte Houthit të ndalonin menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve dhe vuri në dukje të drejtën e shteteve anëtare të OKB-së për të “mbrojtur anijet e tyre nga sulmi”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!