Rusia shpall “non grata” rreth 1 mijë shtetas amerikanë, mes tyre Anthony Blinken dhe Joe Biden

schedule14:07 - 21 Maj, 2022

schedule 14:07 - 21 Maj, 2022

Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, përfshirë Presidentin Biden. Ky vendin vjen pasi Presidenti Biden nënshkroi paketën më të madhe të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, shkruan The Guardian.

Ndalimi i udhëtimit përfshin Presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ndaloi Boris Johnson, Liz Truss, Ben Wallace dhe 10 anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend. Ministria ruse tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!