Rusia shpall “non-grata” dy diplomatë shqiptarë, reagon Ministria e Jashtme

schedule19:56 - 30 Mars, 2018

schedule 19:56 - 30 Mars, 2018

Pasi Shqipëria shpalli si të padëshirueshëm dy diplomatë rusë në Tiranë, të njëjtën gjë ka bëë edhe Federata Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë këtë të premte i ka komunikuar vendimin për shpalljen “non-grata” të diplomatëve shqiptarë Ambasadorit të vendit tonë në Moskë.

Pas kësaj ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thotë se vendimi nuk përbën surprizë.

Ndërkohë shpjegon se shpallja non grata e dy diplomatëve rusë të akredituar në vendin tonë është një qëndrim i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve strategjikë ndaj sulmit kimik në Salisbury.

Megjithatë kanalet diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë thekson Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!