Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kursk, ukrainasit evakuojnë zonat kufitare

schedule09:04 - 8 Gusht, 2024

schedule 09:04 - 8 Gusht, 2024

Autoritetet në Rusi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën e Kurskut, e cila është pushtuar nga forcat ukrainase që nga e marta. Komandanti në detyrë i provincës, Alexei Smirnov, shpjegoi se masa është e nevojshme “për të kufizuar efektet e pushtimit të forcave armike në rajon”.

Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga zonat kufitare ukrainase pranë rajonit Kursk të Rusisë.

Moska njoftoi më herët sot se ishte e angazhuar në luftime të ashpra kundër forcave ukrainase që pushtuan rajonin e Kursk të Rusisë në një nga inkursionet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se inkursioni ukrainas në Kursk ishte një provokim i madh dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e quajti sulmin e Ukrainës në Kursk një tjetër sulm “terrorist dhe provokues” ndaj civilëve.

Ndërkohë, videot që qarkullojnë në Twitter, tregojnë ukrainasit që  sulmojnë Kursk dhe marrin peng ushtarë rusë.

/abcnews.al