Zëvendëskryeministri rus, Denis Manturov tha se Moska sheh “potencialin për bashkëpunim si në prodhimin e avionëve ashtu edhe në industri të tjera” me Korenë e Veriut, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë ruse.
Manturov, i cili është gjithashtu ministër i Industrisë dhe tTegtisë, shoqëroi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në turneun e tij në objektin e prodhimit të avionëve në Komsomolsk-on-Amur të premten, shruan CNN.
“Ne shohim potencialin për bashkëpunim si në prodhimin e avionëve ashtu edhe në industri të tjera, kjo është veçanërisht e rëndësishme për arritjen e detyrave me të cilat përballen vendet tona për të arritur sovranitetin teknologjik,” tha Manturov, pas vizitës në fabrikë me Kim.
Ata vizituan gjithashtu sektorin përgjegjës për prodhimin e pjesëve për avionët ushtarakë si dhe aeroplanin civil Superjet-100./abcnews.al