Rusia rrit me 25% shpenzimet e mbrojtjes

schedule15:47 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:47 - 22 Shtator, 2023

Kryeministri rus Mikhail Mishustin në një deklaratë për mediat është shprehur se pritet që gjatë vitit 2024 Rusia të rrisë shpenzimet e saj në lidhje me mbrojtjen.

Sipas prezantimit planet buxhetore të qeverisë tregojnë se shpenzimet do të rriten në 36.6 trilion ₽ (31.7 miliardë £) nga 29.1 trilion ₽ (25.2 miliardë £) të planifikuara për shpenzime këtë vit.

Ndërkohë kjo përfaqësonte një rritje prej mbi 25%.

Ndërkaq kujtojmë se në fillim të gushtit, sipas mediave të huaja thuhej se Rusia kishte rritur fshehurazi shpenzimet e saj për vitin 2023 në afro 81 miliardë paund  kështu që shifrat e vërteta mund të mos dihen për ne për vitin e ardhshëm.

Raporti pretendonte se Rusia ka përdorur një të tretën e shpenzimeve të saj publike për mbrojtjen këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!