Rusia ka rritur shumë intensitetin e bombardimeve të kufirit verior të Ukrainës, tha të premten Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.
Intensiteti i bombardimeve pranë rajonit Chernihiv-Sumy “u trefishua” në qershor në krahasim me majin, sipas Andrii Demchenko, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës.
“Që nga fillimi i këtij viti, rajonet e Chernihiv, Sumy dhe Kharkiv janë granatuar nga armiku më shumë se 1000 herë,” tha Demchenko, duke shtuar se Rusia vazhdon të bombardojë zonat kufitare në baza ditore.
“Rajonet e Sumy dhe Kharkiv janë granatuar më shpesh,” shtoi ai./abcnews.al