Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë mesa duket kanë vijuar pavarësisht situatës aktuale të tensionuar. Të paktën sipas pretendimeve të Rusisë.
“Ka ekipe negociuese nga të dyja palët që janë formuar dhe janë takuar vazhdimisht edhe personalisht. Procesi nuk ka përfunduar me kaq.”
Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në radion Komsomolskaya Pravda për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë, e pyetur për mundësinë e kontakteve të reja ballë për ballë, Zakharova tha se aktualisht nuk ka informacion “për formate të tjera”. /abcnews.al/