Rusia pritet të evakuojë banorët nga Kherson

schedule10:10 - 19 Tetor, 2022

schedule 10:10 - 19 Tetor, 2022

Gjenerali Sergei Surovikin tha se trupat ukrainase po përdorin raketat HIMARS, për të goditur infrastrukturën e qytetit, mes të cilave edhe ndërtesat e banimit, sipas skynews.

“Ushtria ruse do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë së Kherson”, tha ai.

Gjithashtu edhe Kirill Stremousov, paralajmëroi banorët e Kherson se shumë shpejt, trupat ushtarake ukrainase, do të nisin atje një sulm.

“Merrini seriozisht fjalët e mia. Po flas për një mundësi evakuimi, por së shpejti”, tha ai përmes një mesazhi, ku theksonte se banorët e zonave rreth lumit Dniper ishin më të rrezikuarat.

Këtë mëngjes, Vladimir Saldo tha se midis 50,000 dhe 60,000 njerëz do të evakuohen në Rusi.

Evakuimi ka të ngjarë të zgjasë gjashtë ditë.

Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e ushtrisë ruse, në ditët e para të luftës. Forcat ukrainase kanë rimarrë territoret pranë qytetit në javët e fundit, teksa presidenti Zelensky thotë se kanë arritur deri në 30 km në jug të lumit, duke kërcënuar trupat ruse atje.

Ditëne  djeshme, Duma Ruse, dhoma e ulët e parlamentit të Moskës, diskutoi planet për evakuimin sa më parë të banorëve të Kherson.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!